martedì 15 ottobre 2013

Dhimitër Antoni- (1922-1995) Studjues, Enciklopedist



STUDJUESI DHIMITER ANTONI
  • Përfaqson një prej themeluesve të Arkivit të Shtetit Shqiptar me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
  • Njihet si trashgimtar dhe emetues i vlerave shumplanshe të familjes së shquar tiranase të atdhetarit Nikolla Nishku që ngriti flamurin e pavarsisë së bashku me patriotët e tjerë 26 Nëntorin e 1912-ës;




REFERENCAT SHKENCORE:

Si intelektual ai mbante kontakte me personalitete si Hysni Myzyri, Ahmet Kondo e Kristaq Prifti. Enciklopedist mes kolegëve idealist, Dhimtri bashkëpunoi në mënyrë progresive në pasurimin e arkivave me kolegen e nderuar zonjën Mediha Shuteriqi dhe profesionisten ne shtepine e kujteses, zonjen Eleni Duka.

Zotërues i 4 gjuhëve të huaja si frëngjishtja, italishtja, rumanishtja dhe osmanishtja të cilën e mësoi përkrah miqve të tij, mjeshtrave osmanistë si Haki Sharofi, Vehxhi Buharaja e Jonuz Tafilaj e vuri në dobi përgjatë një jete studimore dhe përkushtimi profesional në fondin Arkivi i Shtetit Shqiptar.

FORMIMI AKADEMIK:

I diplomuar në tre fakultete:
  1. -Fakulteti i Filozofisë,
  2. -Histori-Filologjisë
  3. -Dega dy vjeçare e Arkivistikës

Dhimitër Antoni i tejkaloi dijet prej burimeve nga biblioteka të tjera, dhe qëmtimit të botimeve të periudhës së Mbretërisë Shqiptare si dhe leximeve të kryeveprave letrare, studimeve poliedrike nga autorë të huaj veçmas në italisht.


VEPRA PROFESIONALE:

Dhimitër Antoni në zyrat e Arkivit të Shtetit.


Vepra studimore e tij 
në lëmin historik 
i takon sistemimit 
të fondit të vyer si: 





  • Studimi i familjeve tregtare shkodrane të  famshme në Evropë,   
  • Studimi i periudhës së pushtimit fashist ose luogo tenenca,
  • Studimi i 11 vjet mbretërimi të Ahmet Zogut, 
  • Studimi nga fondi i Rilindjes Kombëtare 
  • Më thelbësorja mbrojtja, pasurimimi dhe sistemimi dhe studimi i bibliotekës së Klerit Katolik Shqiptar.


KONTRIBUTET :

Dhimitër Antoni
Vetë familjet e besimtarve të këtij religjoni dhe fretërit që i mbijetuan pushkatimit e torturës shpreheshin se pranonin vetëm Dhimitrin për t'ia besuar koleksionin që bartnin si arkivist. Kleriku katolik Frano Ilia pas vitit '90  nëpërmjet një faksimiljeje shprehu në emër të klerit katolik falenderime të përzemërta për aktin qytetar të mbrojtjes së kujtesës kombtare.



BURIMET:

Nessun commento:

Posta un commento